Hëna është grua, ashtu si çdo grua jeton nga një cikël në tjetrin duke dashur aq fort sa ndriçon bota nga lumturia e saj, aq thellësisht sa netëve kur struket në anën e saj të padukshme, s’mbetet vend pa e kërkuar.
Ky kënd, i dedikohet çdo vajze dhe gruaje e cila hedh sytë drejt qiellit, i lejon shpirtit t’i shpalosë ëndrrat dhe vrapon t’i jetëzojë ato.
Në mundsh ta dëgjosh zemrën e të besosh fort në vendimet e tua, do t’i buzëqeshësh jetës, mirënjohës se po, pikërisht tani është momenti i duhur për këtë që po më ndodh.
Jepi vetes lirinë për me e jetue të tashmen…
Do t’i laj mendime e nji shekulli t’bamë pluhun,
t’i ndej t’i shohin bota…
Do t’i laj mendime e nji shekulli t’bamë pluhun,
t’i ndej t’i shohin bota…
Vargjet e para i kam shkruar si një mënyrë për të shpëtuar atë vajzë të vogël nga një mungesë e madhe.
Sot frymëzohem nga ju gra e vajza, për të frymëzuar.
Të cilat në vrapin e përditshëm për të zënë vendin që meritojmë në shoqëri, nuk harrojmë ta duam veten dhe njëra-tjetrën.