The Moon is a Woman

Ti je det/ndaj unë e tëra të jepem ty.
Kjo folja ''të jepem'' duhet urgjentisht të hiqet.

Lindur së prapthi – Rita Petro
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
pas
Romani është shkruar në veten e parë por nuk është autobiografi. .

Ka kohë që e kam lexuar por nuk mund të rrija pa ndarë me ju përshtypjet e mia rreth këtij libri.
Personazhin e lindur së prapthi të këtij romani, do ta duash që në faqet e para dhe sa më shumë të lexosh nëpër të, do ta kuptosh se një shpirt rebel, për të jetuar jashtë kornizave, duhej patjetër ta shihte botën së prapthi.

Zakonisht, kur shkruhet për periudhën e diktaturës, një tis gri pushton lexuesin dhe ka rrezik që për ne brezat e lindur pas viteve 90-të të bëhet edhe e mërzitshme por kjo nuk ndodh me romanin e Ritës. Historitë dhe personazhet ndërthuren aq natyrshëm sa në disa raste edhe kur kanë fund fatal, mund ta përballosh me humorin e personazhit, teksa ajo rritet nga shkallët e pallatit e deri në maturë, atëherë kur poezitë më të bukura mbeteshin poezi sirtari dhe si grua e re në fushën e artit duhej të përballeshe edhe me ngacmime seksuale në zyrat e drejtuesve që kishin në duar fatin e botimit tënd të parë.

Ku ta kërkosh Zotin?

në kishën ortodokse që u bë palestër apo në xhaminë e kthyer në qendrën e dekorit të qytetit? Si ta njohësh veten, në lojërat sensuale me shoqet apo në historitë e dashurisë platonike nëpër letra, nëpër frikërat e historive kur vajzat vritet nga i dashuri apo në abortet që rridhnin nga mungesa e informacionit mbi marrëdhëniet?

Sot kur autorja vendos t’i shplaosë kujtimet e saj nga diktatura, ashtu siç është e vërtetë për të shkuarën, qëndron e vërtetë edhe kur paralelizon propagandën e kaluar me atë të sotshmen.

Këtë libër do t’ia sugjeroja çdokujt që kërkon të vjedhë nëpër lexim pak nga guximi me të cilin Rita Petro e ka jetuar çdo periudhë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për tituj të tjerë