The Moon is a Woman

Ëndërrimtare jemi; kërkojmë ta gjejmë dashurinë me patjetër

Djemtë e pashëm – Delphine de Vigan
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
pas

Ti, unë dhe çdonjëra jetojmë, ndjejmë, dashurojmë dhe lëndohemi në një rreth shoqëror që akoma pret prej nesh të duam vetëm një herë.
Të jemi besnike ndaj asaj dashurie edhe kur tradhtohemi.
Të falim edhe kur vuajmë.
Të heshtim edhe kur dhunohemi.

Por ne jemi Ema e Delphine De Vigan.

Ëndërrimtare jemi; kërkojmë ta gjejmë dashurinë me patjetër, rrekemi edhe ta shpikim atë, durojmë zhgënjimin në premtim të një ndjenje të re që e çon zemrën peshë.
Nuk di në fakt, nëse jemi plotësisht Ema sepse ajo lexonte shumë libra, po ne?!
Si të mos besoj në dashuri, pas letrës së Tatjanës drejtuar Onjeginit?
Si të mos besoj në magji pas “Dashuri në kohërat e kolerës”?

Sikurse Ema shkruan;
“Dashuria ushqehet me thërrime, me copëza të vogla, me psherëtima, dashuria nuk ka nevojë për deklarata apo fjalë të mëdha, dashuria nuk ka nevojë për prova, dashuria ushqehet me çdo gjë që i del përpara, dhe rritet me iluzione. Përndryshe s’do të ekzistonte.”

Mos më pyet nëse “Djemtë e pashëm” është roman apo tre tregime në një vëllim: di që do udhëtojmë në shtigje që i bëjnë copë këmbët e shpirtit, do udhëtojmë në tri histori, tre burra që shfaqen në jetën e Emës për tu larguar. Ne do t’i njohim këta tre burra nëpërmjet lentes së Emës;

Mark Stivensoni
Etan Kastori – “Merrni një burrë që shkruan për jetën e tij, një jetë e trishtuar në kulm. Merrni një grua që beson te afritë përzgjedhëse, në kuptimin e parë të fjalës, dhe s’i lë asgjë rastësisë. Merrni një burrë të plakur para kohe dhe një grua që nuk di të rritet. Merrni një dhe një grua dhe trazojini bashkë” (fq.83)

Milan Mikaev – “Përtej fjalëve diçka na shtyn drejt vetmisë së tjetrit, drejt dëshpërimit, drejt pafuqisë ose tërbimit, edhe nëse nuk e ndiejmë të njëjtat gjëra me të, na duket sikur e kuptojmë. E kisha braktisur veten shpesh në këtë vrull të mistershëm dhe të verbër” (fq.145)

Delphine De Vigan të fton të zhytesh në pafundësitë e ndjenjave, të lë pa frymë, të tjetërson dhe të tërheq zvarrë në kërkim të vetes. Mbi të gjitha, nuk duhet të lejojmë ta humbim veten nëpër dunat e një dashurie…

Ky libër është botuar në shtator 2013, nga
Sa keq më vjen që kam pritur kaq gjatë për ta lexuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për tituj të tjerë