The Moon is a Woman

Dua t'ju njoh me Maya Angelou nëpërmjet autobiografisë së saj të parë "Unë e di pse këndon zogu në kafaz".

Shtëpia botuese: Pegi
Përktheu: Parid Teferiçi
Unë e di pse këndon zogu në kafaz – Maya Angelou
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
pas

Me autoren Maya Angelou jam njohur falë @botimepegi që solli në shqip librin e saj të fundit “Mami, unë dhe mami” dhe më tej, mezi kam pritur “Unë e di pse këndon zogu në kafaz”.


Më tej, ”Letter to my daughter” mu desh ta lexoja naglisht por lajmi i mirë është se mund ta gjeni edhe online.

Frymëzuese, guximtare dhe grua që duhet ta njohë çdo vajzë dhe grua!
Kam ndjekur më tej intervistat e saj, poezitë e interpretuara nga ajo dhe është shndërruar për mua në më të dashurar autore gra.

Ajo rrëfen momente të trishta por nuk të trishton. Historia e saj, histori rritje dhe formimi, histori e ringritjes është frymëzim.

Në këtë libër Maja përshkruan jetën e saj që nga mosha trevjeçare deri në shtatëmbëdhjetë.
Çfarë e bën të veçantë veprën e Majas sipas meje, është fakti se ajo shkruan për ngjarje të vështira si braktisjen nga prindërit, paralelisht me racizmin dhe sapo mendon se gjërat ndryshojnë për mirë, edhe me përdhunim por gjatë rrëfimit të saj, lexuesi nuk mund të ndjejë keqardhje, përkundrazi do të admirojë forcën e saj. Gjatë rrugës, do mësoni t’i doni bashkë me të edhe gratë që e shoqërojnë dhe ndikojnë në formimin e saj, duke filluar nga nana dhe vendosmëria e saj e sertë, zonja Flauers që e ndihmoi të gjente zërin e saj nëpërmjet librave, mamaja dhe hareja e saj.

Nëpër të gjitha ngjarjet, mund të gjesh aty këtu momentet nga leximi i shkrimtarëve të mëdhenj dhe ta kuptosh se sa ndikimin kanë pasur ata në jetën që Maja zgjodhi për veten – të jetonte e lirë!

Këtë libër ia sugjeroj çdokujt që dëshiron të njohë një grua dhe poete të jashtëzakonshme e të frymëzohet prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Për tituj të tjerë