The Moon is a Woman

Unë jam Daniela, autore dhe aktiviste nga Tropoja. Diplomuar në Inxhinieri Ndërtimi, me një interes të veçantë në Restaurimin e Monumenteve të Kulturës dhe Trashëgimisë Kulturore të vendit tim.

E dashuruar pas leximit dhe poezisë, dua të ndaj me ju copëza që na bajnë me e dashtë çdo çast.

Pas blogut në Instagram, kjo është strehëza ime e re me besimin që lehtësia me të cilën lidhemi sot me njëra-tjetrën të kthehet në fuqi për të ndryshuar dhe motivuar vajza dhe gra, sado afër dhe larg.

Mësimi më i madh i jetës sime:

Askush s’na ka premtuar asgjë tjetër veç çastit, ndaj kujdesuni që në kët’ çast ti tregoni kujt t’iu thotë zemra që e doni.

Nëse jeni aq fatlumë sa të keni çaste të tjera dhe njerër të tjerë për të dashur, tregojuni që ndiheni me fat.

Një ditë do jemi veç kujtim,
Si do doje të të kujtonin?!

Iniciativa

Titujt që i prisnim

Frymëzuar nga motrat Qiriazi, të cilat ia kushtuan jetën edukimit dhe emancipimit të grave shqiptare.
Frymëzuar nga fuqia e një gruaje të edukuar dhe të pavarur, e cila na e kushtoi jetën ne të dyjave, edukimit tonë dhe kultivimit të talenteve tona.
Frymëzuar nga njëra-tjetra dhe nga secila prej jush që kemi njohur, po sjellim këtë koleksion kaq të dashur për ne.
Ky koleksion bluzash është fryt i një bashkëpunimi mes motrash. Ditjona ka krijuar ilustrimet dhe Daniela ka përzgjedhur nga vargjet e saj.

TË ARDHURAT E 50 SHITJEVE TË PARA KANË SHKUAR PËR TË SIGURUAR LIBRA PËR GJIMNAZIN “ASIM VOKSHI” NË BAJRAM CURRI, SHQIPËRI.

Merr një varg dhuro një libër

Kjo nismë u lançua në shtator 2020.

Qëllimi: të ardhurat që u mblodhën nga shitja e vargjeve n’kornizë, shkuan për të siguruar librat që do lexojnë vajzat në Klubin e librit “Përtej kopertinës”, në Tropojë.

Zgjidhni kornizën tuaj të preferuar, ose porosisni një të personalizuar

Klubi i librit “Përtej kopertinës”

Klubi i Librit u themelua në qershor 2020, si një shkëndijë gjatë një bisede për librin dhe poezinë. Vajzat vendosën ta pagëzojnë me emrin “Përtej kopertinës” pasi qëllimi ishte të mos biem pre e asaj çka reklamohej momentalisht apo çfarë ishte bërë ‘trend’ në rrjetet sociale por të zgjedhim përtej kopertinës.

Kështu, libri i parë që lexuam dhe diskutuam ishte “Sikur të isha djalë” nga Haki Stërmilli, për të vazhduar më tej me tituj të tjerë që frymëzojnë fuqizimin e vajzave dhe grave.

Nëse të pëlqen përmbajtja dhe mendon se mund të bashkëpunojmë apo dëshiron porosi të personalizuar, më shkruaj:

Kërkesa për bashkëpunime/porosi e personalizuar:
info@themoonisawoman.comKontakt


DM në Instagram:
@themoonisawoman.com